Erzeni shokon Tiranën në kryeqytet dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)
Erzeni ka bërë surprizën e madhe, duke arritur një fitore 0-1 ndaj Tiranës në kryeqytet. Shijakasit regjistrojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa i shkaktojnë bardhebluve humbjen e parë.
Vendosi goli i shënuar nga Maliqi në minutën e 17-të, me një goditje të bukur brenda zonës. Bardheblutë provuan që të ndryshonin diçka në pjesën e dytë, por asgjë nuk do të ndodhte.
Skuadra e Deliallisit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e parë me 10 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

