Etrit Berisha përplaset me trajnerin Juric, kërkon largimin nga Torino
Etrit Berisha është në konflikt të hapur me skuadrën e Torinos. Siç raporton “Tuttosport”, portieri shqiptar është përjashtuar prej disa javësh nga grupi për shkak të mosmarrëveshjeve që ka patur me trajnerin Ivan Juric.
Mungesa e “gardianit” kuqezi edhe në ndeshjet e Kupë së Italisë e ka inatosur së tepërmi, duke bërë që të kërkojë llogari te trajneri për këtë vendim.
Tashmë siç raportohet dhe nga mediat italiane, me shumë mundësi Berisha mund të transferohet në Turqi, atje ku merkato është ende e hapur, për të pasur mundësi që të luajë, pasi këtë sezon nuk ka zbritur asnjë minutë në fushën e lojës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

