Euro 2025, kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-21

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Euro 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E, së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve. Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, do ta nisë fushatën e saj në transfertë ndaj Armenisë (8 shtator) dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë (15 tetor 2024), brenda në shtëpi.

Në muajin mars dhe qershor, brenda datave zyrtare, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?