Europa League/ Fitojnë Liverpooli, Roma dhe Leverkuseni (VIDEO)
Europa League nisi edicionin e ri me ndeshjet e orës 18:45 ku nuk munguan golat. Liverpool triumfoi me përmbysje përballë LASK me rezultatin 1-3, në një sfidë ku skuadra e Klopp vuajti jo pak.
“The Reds” gjetën golin e barazimit me anë të Nunez. Në minutën e 63-të Diaz përmbysi ndeshjen, ndërsa golin e tretë e shënoi Salah dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Në Tiraspol, Roma fitoi 1-2 ndaj Sheriff, me të besuarit e Mourinho-s që mbyllën pjesën e parë në avantazh me anë të Paredes. Në pjesën e dytë, moldavët barazuan me anë të Tovar në minutën e 57-të, por Lukaku shënoi në të 56-ën duke rikthyer në avantazh italianët.
Në Grupin H, Bayer Leverkusen shkatërroi 4-0 Hacken në “Bay Arena”. Wirtz shënoi golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa Adli dyfishoi pas gjashtë minutash pas asitit të dhuruar nga Granit Xhaka. Në pjesën e dytë Boniface çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 66-të, ndërsa Hofmann mbylli llogaritë në minutën e 70-të.