Europa League, “kaos” në Romë, arrestohen 33 tifozë të Fejnordit
Kryeqyteti i Italisë, Roma, është përfshirë nga incidente të huliganëve në prag të ndeshjes së Europa League, mes ekipit vendas të Romës dhe ekipit holandez të Feyenord. Para sfidës së djeshme, në kuadër të Ligës së Evropës, e vlefshme për një vend në 16 më të mirat e këtij kompeticioni, mbi 5000 tifozë të Feyenord, kishin udhëtuar nga Holanda për të ndjekur ekipin e tyre në ndeshjen e parë në Romë. Ata janë të shquar për trazirat që shkaktojnë, kudo që shkojnë, dhe me këtë rast krijuan kaos edhe në Romë. Mbi 1300 forca policie u angazhuan për ruajtjen e rendit, duke arrestuar 33 persona, ndërsa ka pasur edhe shumë të plagosur nga përleshjet. Policia ka përdoruar gaz-lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë grupet e tifozëve, ndërsa edhe gjatë ndeshjes autoritetet u janë trembur trazirave. Govinko shënoi për Romën në pjesën e parë, por holandezët e Fejnord barazuan me Richards shifrat në fillim të pjesës së dytë. Ekipet e mëdha të kontinentit, si Evertoni, apo Napoli, që kishin kundërshtarë më të dobët në përballjen në transfertë morën fitoren bindëse dhe hodhën një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Europa League
Raundi 1/32-ve
Alaborg – Club Brugge 1-3
Dnipro – Olimpiakos 2-0
PSV-Zenit 0-1
Roma – Fejnord 1-1
Torino-Atletiko B. 2-2
Trabzonspor-Napoli 0-4
Volfsburg-Sporting 2-0
Young Boys-Everton 1-4
21:05 Ajax – Legia Warszawa
21:05 Anderlecht – Dinamo M.
21:05 Celtic – Inter
21:05 Guingamp -Dynamo K.
21:05 Liverpool – Besiktas
21:05 Sevilla – Borusia M.
21:05 Totenhem -Fiorentina
21:05 Villarreal – Salzburg
KOHA JONË SONDAZH

