Everton zyrtarizon tre super blerje në minutat e fundit të merkatos

Everton është skuadra më aktive në merkato, nga ekipet angleze në ditën e fundit të merkatos. Skuadra angleze ka zyrtarizuar sot blerjen e Yerry Mina dhe huazimin e Andre Gomes nga Barcelona. Mbrojtësi kolumbian i ka kushtuar anglezëve 30 milionë euro plus 1.5 në bonuse. Ndërkohë, huazimi i portugezit do t’i kushtojë Everton 2.5 milionë euro.

Skuadra nga Liverpooli ndërkohë ka zyrtarizuar edhe transferimin e Bernard, i cili është marrë nga Shakhtar. “Zgjodha Everton-in për shkak të fjalëve të mira që kam dëgjuar për trajnerin Silva dhe e mora vendimin pasi fola me të”, ka thënë mesfushori me tipare sulmuese.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?