FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Fëmijë brenda meje”, Neymar: Ka raste që e teproj

Neymar kaloi disa ditë të vështira pas eliminimit të Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Belgjikës, por duket se e ka kaluar periudhën e keqe.

Në një video ai tregon ndjenjat e tij pas dështimit në Rusi dhe pranon se ndonjëherë e tepron. “Shenjat e takave në pulpë, gjunjët në shtyllën kurrizore, shkeljet në këmbë… Ju mund të mendoni se unë e teproj. E vërtetë që nganjëherë e ekzagjeroj, por është e vërtetë që unë vuaj në fushë”, thotë sulmuesi i PSG në një video që ai ka lëshuar në mediat sociale.

Neymar thotë se shumë nga sjelljet e tij vijnë nga “fëmija që ka brenda” dhe fakti që duhet të pranojë kritikat. “Ka ende një fëmijë brenda meje. Ndonjëherë, ai i pëlqen njerëzve. Ndonjëherë zemëron tërë botën. Lufta ime është që ta mbaj atë fëmijë të gjallë. Por brenda meje dhe jo brenda fushës”, rrëfen braziliani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?