FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferguson del nga koma dhe komunikon me familjarët e tij

Lajme fantastike nga Anglia për shëndetin e Sër Aleks Ferguson. Mediat angleze shkruajnë se ditën e sotme ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid ka dalë nga koma dhe ka dhënë sinjale përmirësimi disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, për shkak të një hemorragjie cerebrale.

76-vjeçari ka mundur madje edhe të komunikojë me familjarët e tij, lajm që gëzon pa masë të gjithë komunitetin e futbollit, që pret me padurim shërimin e skocezit. Mjekët janë optimistë për periudhën pas operacionit, madje janë shprehur të bindur në rikuperimin e plotë të shëndetit të Ferguson.

Një nga trajnerët më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit u godit nga hemorragjia cerebrale kur ishte në banesën e tij, ndërsa të shtunën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Royal Hospital në Salford, që ishte e nevojshme për t’i shpëtuar jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?