FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferguson i habit të gjithë me atë që thotë pasi është zgjuar nga koma

Sër Aleks Ferguson vijon t’i habisë të gjithë. Ish-trajneri i Mançester Junajtid pasi u operua me urgjencë pas një hemorragjie cerebrale të shtunën që e kaloi me sukses, në momentin kur është zgjuar, i ka habitur të gjithë.

Fjalët e para të skocezit ishin: Si përfundoi ndeshja e Doncaster? Skuadër që militon në ligen  e parë angleze dhe që drejtohet nga djali tij, Darren. Por surprizat nga ana e 76-vjeçarit nuk mbarojnë me kaq. Më pas, duke biseduar me familjarët e tij, Ferguson kishte dhe një shqetësim tjetër.

Për atë të Kupës së Anglisë është i vetëdijshëm që s’mund të jetë prezent, por për atë të Champions Leagues, Real Madrid-Liverpul, që do të zhvillohet në Kiev, tekniku ka kërkuar që të jetë aty dhe për këtë është një pritje të konfirmimit ose jo nga ana e stafit mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët dhe familjarët janë shfaqur të lumtur nga reagimi i Ferguson, por vështirë se do ta shohim Ferguson në finalen e Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?