Ferguson në spital, Guardiola: Jemi pranë familjes së madhe të Manchester United

Ser Alex Ferguson, ish-trajneri dhe njëkohësisht legjenda e klubit të Manchester United, të premten ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është detyruar të operohet. Gjendja e tij nuk është e mirë dhe për momentin po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Futbolli ka treguar gjithmonë se është më shumë se një sport dhe këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe Pep Guardiola.

Së fundmi, trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka treguar se ka qenë fat i madh për të që ka njohur personalisht një person si Ferguson, ndërkohë që është solidarizuar edhe me tifozët e “djajve të kuq”. “Për mua ishte fat i madh që pak ditë më parë kisha mundësi të haja një darkë me Fergusonin. Ai është një njeri i madh dhe, si i tillë, besoj se do arrijë t’ia dalë mirë këtë herë. Dua të shpreh mbështetjen time për të afërmit e tij dhe iu jap shumë përqafime gruas së tij dhe familjes së madhe të Manchester United”, -u shpreh Guardiola pas ndeshjes që Mançester Siti barazoi pa gola ndaj Hadërsfilldit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?