FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fergusoni flet për herë të parë publikisht pas operacionit

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i ka falënderuar të gjithë fansat për lutjet dhe mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës kur ishte i sëmurë.

Skocezi 76-vjeçar ishte dërguar në emergjencë më 5 maj të këtij viti për shkak të gjakderdhjes në tru. Që nga operacioni, kjo është hera e parë që ai ka folur publikisht.

“Përshëndetje. Kam vetëm një mesazh të shkurtë. Së pari dua të falënderoj stafet mjekësor në spitalet Macclesfield, Salford Royal dhe Alexandra”, ka thënë ai në një video të publikuar nga Manchester Unitedi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më besoni, pa këta njerëz, që u kujdesen aq shumë për mua, unë nuk do të isha i ulur sot këtu, kështu që unë dhe familja ime i falënderojmë, faleminderit shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më kanë nderuar, ashtu siç kanë bërë edhe mesazhet që kam marrë nga e gjithë bota, duke më uruar shërim. Dhe urimet e mira kanë qëndruar me mua fuqishëm. Kështu që faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë”.

“Së fundi, do të kthehem më vonë gjatë sezonit për të shikuar skuadrën. Në ndërkohë, gjitha të mirat për Josen dhe lojtarët. Faleminderit shumë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?