Festa e Realit pas ndeshjes, vetëm Keilor Navas është i mërzitur (VIDEO)

Stafi i Real Madrid shpërtheu ne festë në dhomat e zhveshjeve, pasi arritën që të siguronin një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Penalltia e kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo ndezi festën e vendasve në dhomat e zhveshjeve.

Kamerat “Real Madrid TV” kanë fiksuar momentet se si e ka festuar skuadra e Zidane këtë sukses shumë të vuajtur. Vetëm një futbollist nuk ka festuar me pjesën tjetër.

Kejlor Navas, qëndroi në një cep të dhomës, i ulur me kokën e tij poshtë ishte tepër i mërzitur, ndërkohë që shokët e tij kanë shkuar për ta ngushëlluar për 3 golat e pësuar, dhe për gabimin në golin e tretë. I nuk mundi që të bënte një paraqitje brilante në duelin e kthimit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?