Feston Empoli i Veselit, siguron matematikisht ngjitjen në Seria A

Empoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Novarës në shtëpi, por që i mjaftoi për të siguruar matematikisht rikthimin në ligën e më të fortëve, vetëm një sezon pasi u largua. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ishte titullar në takimin e sotëm, që përfundoi me festë, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka qenë një nga pikat më të forta për skuadrën e Empolit.

Parma ndërkohë humbi një mundësi të mirë për të përfituar nga humbja e Palermos dhe për t’u shkëputur në vendin e dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A. Emilianët u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Pro Vercelli, skuadër e vendit të fundit të renditjes, por që është ende në garë për të qëndruar në B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?