FIFA gati për Kupën e Botës me 48 shtete, shtohen shanset e Shqipërisë

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka folur për herë të parë në lidhje me propozimin për të zhvilluar një Botëror me 48 skuadra, duke filluar që nga ai i Katarit, më 2022-shin.

“Kemi marrë një kërkesë nga Conmebol (Institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut) për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror, duke filluar nga Katar 2022. Jemi duke e studiuar këtë opsion dhe duke studiuar kushtet dhe mundësitë e aplikimit. Unë besoj se do të ishte shumë interesant një Botëror me 48 skuadra, por duhet të jemi dakord të gjithë”, tha Infantino.

Aktualisht kampionatet botërore organizohen me pjesëmarrjen e 32 skuadrave, por shtimi i 16 të tjerave, do të rriste shumë shanset edhe për Shqipërinë, që të mund të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të futbollit botëror, pasi do të shtohej edhe numri i skuadrave europiane që kualifikohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?