FIFA po mendon që të krijojë një mini Kupë Bote me 8 ekipe

FIFA po mendon të bëjë një mini Botëror me 8 ekipe. Kompedicioni të zhvillohet çdo 2 vite, në tetor ose në nëntor.

Agjencia e lajmeve “Reuters” pretendon se ka parë një dokument ku presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ka sugjeruar një turne të tillë, duke filluar nga 2021.

Polemikat në fakt vazhdojnë ende për propozimin e Kupës së Botës me 48 ekipe, duke filluar nga 2026. Nëse ky propozim miratohet, atëherë Kupa e Konfederatave do të anulohej dhe kjo mini Kupë Bote do të zhvillohej paralelisht me turnetë egzistues ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?