FIFA revolucionarizon penalltitë, gati të ndryshojë rregulloren
Finalja mes Argjentinës dhe Francës bëri histori, por tashmë mund të merret edhe si shembull për ndryshimin e rregullave të futbollit. Konkretisht, sjellja e portierit argjentinas, Martinez, përfundoi në qendër të vëmendjes së FIFA-s dhe Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Portieri përdori çdo armë të mundshme jo vetëm për të neutralizuar goditjet e kundërshtarëve, por edhe për të destabilizuar dhe bezdisur rivalët. Strategjitë e Martinez nuk kaluan pa u vënë re jo vetëm nga spektatorët, Ifab dhe FIFA në fakt ndoqën nga pranë atë që ndodhi.
Synimi është të bëhen ndryshime në rregullore për të parandaluar që portierët të ndërhyjnë përtej ligjshmërisë (duke provokuar kundërshtarët) në momentin e goditjeve të penalltisë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

