“FIFA The Best 2023”, zbulohen 12 kandidatët finalist

Janë zbuluar emrat e lojtarëve që konkurrojnë për çmimin FIFA dhe Best 2023, çmim që edicionin e kaluar e fitoi Lionel Messi. Ky është një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të vitit kalendarik në bazë të votave të marra nga disa përfaqësues të medieve, trajnerët dhe  kapitenët e ekipeve kombëtare.

Kuptohet, favoritë janë futbollistët që kanë fituar trofe të rëndësishëm si Erling Haaland, Rodri, Bernardo Silva, De Bruyne e Alvarez nga Manchester City, Gundogal tashm pjesë e Barcelonës, apo Messi (Inter Miami) e Kylan Mbappe (fitues të kampionatit me PSG-në).

Nga Seria A janë sy sulmuesit kampionë me Napolin, Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket çmimit të trajnerit më të mirë, kandidatë kryesorë janë: Guardiola, Spalletti dhe Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

12 futbollistët finalistë:

Julián Alvarez (Argjentinë, Manchester City)

Marcelo Brozović (Kroaci, Al-Nassr)

Kevin De Bruyne (Belgjikë, Manchester City)

Ilkay Gundogan (Gjermani, Barcelona)

Erling Haaland (Norvegji, Manchester City)

Rodri (Spanjë, Manchester City)

Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji, Napoli)

Kylian Mbappé (Francë, PSG)

Lionel Messi (Argjentinë, Inter Miami)

Victor Osimhen (Nigeri, Napoli)

Declan Rice (Angli, Arsenal)

Bernardo Silva (Portugali, Manchester City)

Fifa The Best 2023: os 5 indicados a melhor técnico no masculino — Foto: Divulgação / Fifa

Fifa The Best 2023: os 5 indicados a melhor goleiro do mundo — Foto: Divulgação/Fifa

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?