Finalen e Championsit e gjykon një slloven, i sjell “ters” Liverpoolit

Damir Skomina është përzgjedhur për të vendosur drejtësi në finalen e madhe të Champions League. Ky nuk është një lajm i mirë për Liverpoolin, pasi gjyqtari slloven ka drejtuar më parë në 5 ndeshje “The Reds” në të cilat kanë humbur 4 dhe kanë fituar vetëm një.

Liverpool këtë sezon ka humbur nën gjykimin e Skominës në ndeshjen ndaj Napolit 0-1. Ndeshja e parë kur slloveni ka vendosur drejtësi ka qenë ndaj Fiorentinës në “Anfield”, kur u mundën 1-2. 6 vite më vonë, Liverpooli humbi ndaj Besiktasit para se të pësonte një tjetër disfatë ndaj Villareal.

Hera e fundit që Skomina ka gjykuar një ekip anglez ka qenë në sfidën e kthimit të United ndaj PSG gjatë këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 Damir Skomina will referee the Champions League final

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?