Finalja e Championsit/ Çmenduri me hotelet, çmimet shkojnë deri në 4 mijë euro nata
Hotelet e Kievit, ku do të luhet finalja e Champions League për këtë sezon, nuk kanë hezituar të përfitojnë nga kjo ngjarje e futbollit për të fituar para, duke ngritur në mënyrë astronomike çmimet.
Madje thuhet se, ata që veçse kishin rezervuar më herët me çmimet standarde, hotelet kanë filluar t’i anulojnë ato rezervime, duke i bërë të mundshme tifozëve tjerë që të rezervojnë dhoma, por me çmimet super të larta që pësuan ngritje së fundmi.
Kështu, një hotel disa kilometra larg nga qendra e Kievit, është duke kërkuar rreth 1.300 euro për natën e 25 majit, kur çdo fundjavë e vitit, e njëjta dhomë kushton vetëm 16 euro.
Nëse çdokush bënë një kërkim të shpejtë përmes portaleve të hoteleve të Kievit, do të vërehet një gamë e ndryshme çmimesh, diametralisht të kundërta me netët e periudhës 25-27 maj dhe fundjavës pasuese (1-3 qershor).
Një hotel me 3 yje, 3.6 kilometra larg nga qendra, shkon nga 77 euro, në natë të zakonshme, deri në 4181 euro, për fundjavën e finales të Ligës së Kampionëve.

KOHA JONË SONDAZH

