Fiorentina fitore spektakolare ndaj Atalantës, shënohen 5 gola në “Artemio Franchi” (VIDEO)
Fiorentina rikthehet te fitorja në Serie A, duke marrë një fitore të madhe 3-2 ndaj Atalantës në Firence, duke parakaluar në renditje zikaltrit nga Bergamo.
Koopmeiners zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të nëpërmjet një goditjeje të fortë. Gjithsesi, avantazhi i Atalantës zgjati vetëm çerek ore, pasi Jack Bonaventura barazoi shifrat me një gjuajtje të zgjuar.
Goli i dha zemër Fiorentinës, që festoi sërish në shtesën e pjesës së parë. Qendërmbrojtësi argjentinas, Lucas Martinez Quarta realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit të Duncan.
Miqtë e nisën mirë pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 53-ët me Ademola Lookman, por nuk u ndalën me kaq, pasi Kouame do të shënonte një tjetër gol që do i jepte 3 pikët vendasve.
KOHA JONË SONDAZH

