FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firmino-Salah-Mane, treshja më e mirë sulmuese në historinë e Championsit

Liverpuli të mërkurën në mbrëmje siguroi një biletë për në finalen e madhe të Champions League, ku do të përballen me Realin e Madridit në Kiev. Skuadra e Klop ndërkohë është dhe një skuadër rekordesh, ndërkohë që merita kryesore e suksesit në këtë sezon është padyshim e treshes sulmuese.

Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane përbëjnë “armën” më të fortë të Liverpulit. Kjo treshe ka hyrë tashmë në historinë e Championsit, pasi ka kaluar atë të Realit për golat e shënuar.

Janë plot 29 gola të realizuar nga kjo treshe (10 nga Salah dhe Firmino dhe 9 nga Mane). Janë treshja më e mirë e të gjitha kohërave për kompeticionin më të madh të klubeve. Treshja e Realit, e përbërë nga Benzema, Bejl dhe Ronaldo, në vitin 2013 arritën në kuotën e 28 golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?