Firmosi me Liverpool-in, Alisson: Zemra ime mbetet në Romë
Alisson Becker u bë portieri më i shtrejtë në botë, duke kompletuar kalimin e tij nga Roma drejt Liverpoolit për një shifër prej 72.5 milion euro.
Megjithatë, pavarësisht presion të madh që do të ketë në fushë, Alisson do të ketë dhe emocionet e një fanelle si ajo e “The Reds”. Ndërkohë, sipas mediave italiane, braziliani ishte sot në Romë ku u takua për herë të fundit me ambjentin verdhekuq, përpara se të nisej drejt Anglisë për tu bashkuar me grupin.
Një gjë të tillë e bëri dhe përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” ku falenderoi ish-klubin e tij për ta lënë atë të bashkohej me Liverpoolin.
“Kam kaluar dy sezone të bukura në Romë: ata ishin unike dhe intensive. Rrugët tona janë të ndara tani, por dua t’i falënderoj të gjithëve: klubin, skuadrën, të gjithë tifozët, të cilët më kanë ndihmuar të jap gjithçka në fushë, dhe sidomos shokët e mi, të cilët kanë përjetuar çdo sfidë dhe emocion nga ana ime. Më kanë mirëpritur nga dita ime e parë atje. Ishte me të vërtetë një nder për të luftuar me ju djema! Unë gjithmonë do ta mbaj këtë ekip dhe qytet në zemrën time. Zemra ime do mbetet përgjithmonë në Romë!“-shkroi ai në Instagram.
25 vjeçari kaloi dy sezone në “Olimpico”, ku kulmin e arriti sezonin që sapo lamë pas, duke shkuar deri në gjysmëfinalen e Champions League, por që u ndal pikërisht nga skuadra e tij e re në rrugën drejt finales së madhe.
KOHA JONË SONDAZH

