Fitoi gjyqin pas 7 vitesh, Mesi i futet një biznesi të ri  

Lionel Mesi më në fund ka marrë dritën jeshile për të nxjerrë në treg markën e tij të veshjeve sportive. ‘Futbollisti argjentinas prej kohësh dëshironte bënte diçka të tillë, por kishte hasur në pengesën e komisionit të Komunitetit Europian, me justifikimin se ai ishte shumë i famshëm dhe kjo mund t’i krijonte probleme markave të tjera.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës fitoi në këtë mënyrë një sfidë shtatë vjeçare me markën e veshjeve kryesisht për çiklizëm, spanjolle Massi, që ishte ankuar për ngjashmërinë e emrave. Në vendimin e gjykatës së BE në Luksemburg thuhej: “Lionel Mesi mund të regjistrojë markën e tij “MESSI” për veshje sportive. Ka një ngjashmëri me “MASSI”, por kjo nuk përbën motiv për të penguar dikë të merret me biznes.”

Me kontratën e re që nënshkroi në nëntor me Barcelonën si dhe me të ardhurat e tjera shtesë, “Pleshti” fiton në vit 126 mln euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?