FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fituan ndaj Romës, Berishën e presin 2 mijë tifoz si hero në Bergamo (VIDEO)

Atalanta mori dje një fitore suprizuese ndaj skuadrës së Romës 2-1, edhe pse luajtën për 45 minuta me një lojtar më pak. Skuadra bergamaske zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ndërkohë që Etrit Berisha ishe padyshim një ndër futbollistët më të spikatur në këtë ndeshje.

Portieri i kombëtares sonë shpëtoi skuadrën e tij nga dy-tre gola të sigurt, duke marrë vlerësimin e medieve italiane pas ndeshjes. Por Berishën e kanë pritur si hero edhe në aeroport, teksa ishin rreth 2 mijë tifoz të cilët kanë pritur skuadrën. Të njëjtën gjë ata bën edhe në mesjavë, teksa Atalanta siguroi nj biletë për në gjysmëfinale, pasi mposhti Napolin.

Berisha ka filluar që ta shohë shpesh veten në rolin e heroit këtë sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?