Flamurtari drejt KAS, “zyrtarët e FSHF i prishën imazhin klubit”

Kombëtarja Shqiptare pret tre pikë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Losanë, pas animimit të ndeshjes me Serbinë. Por një klub futbolli shqiptar, Flamurtari mund t’i drejtohet të njëjtës gjykatë, kundër FSHF-së. Flamurtari kundërshton  vendimin e Komisionit të Etikës që pezulloi për 6 muaj portierin Ilion Lika.  Administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, u shpreh se do t’i drejtohet mbi këtë çështje Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Ata i kërkojnë KAS heqjen e pezullimit për portierin e Flamurtarit, Lika, si dhe dëmshpërblimin e klubit nga ana e FSHF-së për shantazh, prishje e imazhit të Klubit të Futbollit Flamurtari, si dhe shpërdorim detyre nga zyrtarët e institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri. – “Do ta ndjek këtë çështje kudo, do ta çoj deri në fund. Nuk kam aspak besim tek organet e FSHF-së, madje nuk kam as përse ta apeloj vendimin. Nuk merrem më me FSHF, pasi është FSHF dhe zyrtarët e saj ata që po punojnë me të gjitha mënyrat për të na prishur imazhin dhe për të na goditur,” – pretendojnë zyrtarët e Flamurtarit. Në fakt Ilion Lika është dënuar nga Komisioni i Etikës, për një ndeshje ku pretendohej se ai nuk ka luajtur fare. Zhurma e trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar preku shumë ekipe, ndaj edhe do të ishte më mirë që Komisioni i Etikës, më mirë të mos kishte kryer asnjë hetim, pasi polemikat vazhdojnë, sikurse zgjidhje nuk ka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?