FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamurtari kërkon të blejë kartonin e sulmuesit i cili është në pronësi të Skënderbeut

Flamurtari ka qenë një ndër skuadrat më aktive në merkato e janari, teksa ka afruar në skuadër 4 futbollistë, por trajneri Duro mesa duket kërkon të tjera lëvizje.

Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem, Argjent Gafuri dhe Fisnik Zuka janë afrimet e skuadrës vlonjate gjatë merkato së janarit. Duro ndërkohë po mendon edhe për të ardhmen, teksa së fundmi mësohet se po tentohet që të blihet kartoni i Ardit Hoxhajt.

Sulmuesi vlonjate ka bërë një prezantim të shkëlqyer në 16 javët e para, por kartoni i tij zotërohet nga Skënderbeu. Flamurtari kërkon që të mbyll gjithçka që në merkato e dimrit, për të mos ja lënë në dorë surprizave që mund të ndodhin në verë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?