Flamurtari rigjen fitoren, fiton në Vlorë ndaj Teutës
Flamurtari ka fituar 3-1 Teutën duke siguruar përfundimisht çështjen mbijetesë dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të të renditjes me pikë të barabarta me Laçin.
Ndeshja nisi në malore për vlonjatët sepse Anel Dedic kthehu në gol një penallti të fituar nga miqtë pas vetëm 7 minutash lojës. Por brenda pjesës së parë Flamurtari shënoi 3 herë, 2 herë me maqedonasin Muarem Muarem i cili përmbysi shifrat duke treguar sesa vlen për herë të parë që pas mbërritjes së tij në Vlorë me shumë bujë në merkaton e janarit. Avantazhin e dyfishtë Flamurtarit ja dha Useini në minutën e 31-të.
Deri në fund nuk u shënua më asnjë gol ndërsa të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi në pjesën e dytë fillimisht Alhasaan dhe më pas Franc Veliu u ndëshkuan me kartonë të kuq.
KOHA JONË SONDAZH

