FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flet “përbindëshi” pasi “kafshoi” dy herë Juventusin

Lacio arriti një fitore të magjishme në transfertë ndaj Juventusit falë dopietës së sulmuesit më në formë të momentin, Çiro Imobile dhe heroizmit të Thomas Strakoshës në minutën e 97, duke pritur penalltinë e ekzekutuar nga Dibala.

Menjëherë pas ndeshjes, në prononcimin për mediat italiane, Imobile nuk ka ngurruar të bëjë vlerësimin e tij për portierin shqiptar.

“I kemi jetuar minutat e fundit me ankth, tensioni shkon 1000 kur pret vendimin e gjyqtarit në minutën e 90 ndaj një ekipi të madh si Juventusi. Thomas u tregua shumë i aftë dhe arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të rëndësishme. Nëse ka një arsye pse Juventusi nuk humb këtu dhe rrallëherë arrin të barazojë, vjen për faktin se vetëm një skuadër e jashtëzakonshme mund ta mposhtë këtu”, deklaroi Imobile.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?