Formacionet zyrtare/ Franca dhe Belgjika luajnë pa asnjë surprizë në gjysmëfinale

Pas pak minutash do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës, ndërmjet Francës dhe Belgjikës. Skuadra e drejtuar nga Spanjolli Roberto Martinez ka në përbërje një grup futbollistësh nga më të mirët në qarkullim, ku cilësia dhe eksperienca ndërthuren në mënyrë mjaft të mirë. Skuadra luan si një kameleon në fushë, pasi me lojtarët në dispozicion, trajneri spanjoll ka mundësi të ndryshojë skemën vazhdimisht në fushë, duke befasuar kundërshtarët.
Belgjika do të luajë me skemën 3-4-3, teksa vendin e Meunier që mungon, do ta zërë Dembele, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit nuk ka ndryshuar.
Edhe skuadra e Deschamps nuk e pati aspak të lehtë të mbërrijë deri këtu, por tregoi supremacinë e saj ndaj kundërshtarëve si Argjentina e Uruguai, duke i dërguar ato në shtëpi, për të vijuar vetë aventurën ruse. Të frymëzuar nga Griezmann dhe Kylian Mbappe, “gjelat” kanë treguar një cilësi të jashtëzakonshme në repartin sulmues dhe jo vetëm, pasi edhe në mesin e fushës kanë shumë cilësi dhe eksperiencë.
Trajneri i Francës i gëzohet rikthimit të Matuidi, të cilin do ta hedhë në fushë që nga minuta e parë, ndërkohë që pjesa e tjetër nuk ka ndryshuar me Griezmann dhe Mbappe që do të luajnë pas Giroud.


KOHA JONË SONDAZH

