Formacionet zyrtare të Itali-Spanjë/ Mancini nuk ndryshon asgjë, Enrique lë në stol Moratën

Italia dhe Spanja do të luajnë pas pak për një biletë për në finalen e madhe të “Euro 2020”. Mancini nuk ka ndryshuar asgjë në 11-shen që do të hedhë në fushë, teksa Emerson zëvendëson Spinazzola-n e dëmtuar. Immobile do të mbështetet nga Insigne dhe Chiesa.

Në krahun tjetër Luis Enrique këtë herë ka hequr dorë nga Morata duke aktivizuar nga minuta e parë Oyarzabal. Olmo dhe Torres do ta mbështesin, ndërkohë që në mesfushë dhe mbrojtje janë të njëjtat zgjedhje si në sfidën ndaj Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?