FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Valletta-Kukësi, ja si do të luajnë verilindorët

Kukësi do të kërkojë kualifikimin në raundin e parë të Championsit, përballë Valetës në Maltë. Pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”, skuadra verilindore do të kërkojë triumfin për të vazhduar më tej aventurën në Champions. Ndryshe nga ndeshja e parë, skuadrën sot do ta drejtojë Armando Cungon, i cili zëvendëson Pakultin e larguar.

Shkodrani ka vendosur që të bëjë vetëm një ndryshim në formacionin me të cilin verilindorët luajtën ndeshjen e parë. Vendin e Harallamb Qaqit në qendër të mbrojtjes, e ka zënë Albi Alla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valeta: Benollo, Borg, Pena Beltre, Zerafa, Alba, Santiago, Muskat, Piciolo, Saleh, Fontanela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Rumbullaku, Melo, Dzaria, Musolli, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Plaku.

Fotografia e F.K Kukësi Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?