Formacioni anti-Norvegji, ja 11-shja surprizë që mund të aktivizojë Panuçi

Kombëtarja shqiptare pasditen e sotme në ambientet e “Tropikal Resort” zhvilloi seancën e tretë stërvitore me ngarkesë të plotë. Në dispozicion të trajnerit Kristian Panuçi ishte i gjithë grupi i futbollistëve.

Ndeshja kundër Norvegjisë zhvillohet ditën e hënë, megjithatë italiani ka krijuar përshtypjen e parë, se si mund të luajë kundër nordikve. Berisha preferohet mes shtyllave, edhe pse Strakosha vjen pas një momenti të shkëlqyer në Serie A me Lacion. Reparti që pritet të ketë më tepër surpriza është mbrojtja. Në stërvitjen e së mërkurës Panuçi provoi në qendër Mavrajn me Gjimshitin, ndërsa nga krahët Lenjanin, që rikthehet në Kombëtare pas një mungese të konsiderueshme dhe në të djathtë çuditërisht Bujar Lika.

Në qendër të mesfushës Ramadani dhe Xhaka. Grezda dhe Roshi do të ndihmojnë Sadiku nga krahët, ndërkohë që Qaka do të ketë detyra mbrojtëse dhe sulmuese në varësi të ecurisë së ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?