FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacioni ndaj Partizanit në Beograd, Daja do të guxojë me ekip sulmues

Skënderbeu nuk do të rreshtohet me forca të shumta në mbrojtje, por do të guxojë në transfertën ndaj Partizanit të Beogradit.

Të paktën, këtë ka treguar me provën që ka bërë me formacionin trajneri Ilir Daja. Pritet që të enjten skuadra të rreshtohet me skemën 4-3-3. Dilema e vetme është nëse do të luajë Tefik Osmani apo Bajram Jashanica në qendër të mbrojtjes. Në seancën e djeshme është provuar korçari, për të formuar dyshen me Marko Radasin.
skenderbeu-formacioni2-470x357
Në portë do të jetë Shehi, ndërsa Mici dhe Vangjeli do të plotësojnë mbrojtjen nga krahët. Në mesin e fushës treshja Lilaj, Muzaka dhe Taku duket e palëvizshme. Më të avancuar do të jenë Xhejms dhe Gavazaj, për të mbështetur Ali Soue. Pritet që sot ose maksimumi nesër të konfirmohet gjendja e Jashanicës, i cili nga Daja konsiderohet lojtar formacioni. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin është edhe gjendja optimale e Osmanit./p.sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?