FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formula 1,Vettel kërkon konfirmimin si kampion në Shangai

Konfirmimi mbetet objektivi kryesor, por Sebastian Vettel përpiqet ta mbajë Ferrarin me rrota në pistë, e thënë ndryshe me këmbë në tokë. Në skuadrën e kuqe, pas asaj fitoreje të bukur në Malajzi, është rikthyer buzëqeshja që mungonte prej gati dy vjetësh. Gjithsesi piloti gjerman tregohet i matur, sepse kampionati siç thotë ai, sapo ka nisur. -"Duhet të jemi realistë për atë që mund të arrijmë. Duam të konfirmojmë se kemi një makinë të fortë, por duke e ditur se Mercedes mbetet në pozicion të fortë”.

Në vijim 4 herë kampioni pyetet nëse fuqia e Ferrarit ishte reale ose jo në garën e Malajzisë.

"Mendoj ishim vërtet të fortë. Kushtet në tërësi ishin të atilla, që ne i shfrytëzuam në maksimum. Në vijim mund të ketë shumë luhatje, por ne synojmë që vetëm të përmirësohemi". Me një tjetër triumf të mundshëm në Shangai, Vettel arrin numrin e 41 fitoreve të legjendës Ayrton Senna. Piloti gjerman tha se kjo arritje do të ishte shumë e veçantë për të, teksa pranoi se krahasimet me të shkuarën nuk do të ishin të drejta, pasi në ditët e sotme Formula 1 ka 19 apo 20 gara për sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?