FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO / Luajti ndeshjen e fundit, Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit dhe kthehet te PAOK

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Ergys Kaçe, i ka dhënë lamtumirën përfundimisht ekipit të Panathinaikosit, duke mbyllur huazimin te kjo skuadër me mbylljen e sezonit në Greqi. Lojtari u huazua te skuadra e qytetit të Athinës nga PAOK, por për shkak të situatës financiare në klub, Panathinaikos e ka të pamundur që të blejë kartonin e tij.

Pas ndeshjes së djeshme, ku skuadra e tij u mund 2-1 nga Ksanthi, Kaçe u ka dërguar një mesazh falënderimi të gjithëve te Panathinaikos nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot ishte ndeshja ime e fundit. Faleminderit Panathinaikos. Faleminderit trajner, faleminderit skuadrës, faleminderit ju tifozëve dhe të gjithë të tjerëve që më mbështetët nga dita e parë e deri në fund. Ju uroj më të mirën për të ardhmen”, ishin fjalët e futbollistit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, ai do të kthehet te PAOK, i cili zotëron kartonin e tij, por me shumë mundësi gjatë verës do të transferohet në radhët e një skuadre tjetër, në formë huazimi apo transferim përfundimtar./vipsport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?