FOTO/ Shqiptari i vetëm kampion befason me fjalët për gruan e tij. Mustafi, siç nuk e keni njohur…!

Shqiptari i vetëm kampione bote në futboll, Shkodran Mustafi i ka kushtuar një dedikim bashkëshortes së tij, Vjosa Kaba, për përkushtimin e saj në familje, duke ia bërë atij të mundur, që të ketë një karrierë të suksesshme.

“Pas lindjes së engjëllit tonë të vogël, jam përpjekur që të kaloj sa më shumë kohë me vajzën tonë, sepse si futbollist jam vazhdimisht në rrugë”.

“Prej dëmtimit tim kam investuar shumë kohë në përpjekje për t’u rikthyer në fushat e futbollit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani është koha të të them faleminderit, që më ke dhënë një vogëlushe të bukur dhe të shëndetshme, dhe që më ke hequr aq shumë peshë nga shpatullat e mia, në mënyrë që ta jetoj ëndrrën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Faleminderit zemra ime, që je një grua e mrekullueshme dhe një nënë akoma më e mrekullueshme. Fëmija ynë dhe unë të duam. Familja në rend të parë. Të dua”, ka shkruar Mustafi në postimin e tij në Instagram.

Mustafi dhe Vjosa u martuan në verën e vitit të kaluar dhe ata janë prindër të një vajze, transmeton Telegrafi. Sa i përket karrierës së tij te Arsenali, qendërmbrojtësi është duke u rikuperuar nga dëmtimi.

©

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?