Franca dhe Belgjika dhurojnë spektakël, por 45 minutat e para mbyllen pa gola

Ndeshja nisi me një ritëm të frikshëm, teksa Mbappe dhe Hazard dhurojnë spektakël në disa aksione shumë të bukura që në minutat e para. Në minutën e 12-të, Pogba shpërtheu në mesfushë dhe më pas dhuroi një pasim të bukur për Mbappe, por nuk mundi që të kontrollohej nga talenti francez. Belgjika u kundërpërgjigj 3 minuta më pas me Eden Hazard që provoi me një goditje të fortë brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Lloris.

Në minutën e 18-të, Matuidi lëshoi një “bombë” nga distanca, por portieri Courtois priti mjaft mirë, ndërkohë që disa sekonda më pas Varane në krahun tjetër shpëtoi portierin Lloris pas një goditje të Hazard. Sfida ishte më një ritëm të shfrenuar, teksa portieri i Francës bëri një pritje spektakolare ndaj De Bruyne në minutën e 20-të. Më pas do të ishin “Gjelat” që ju afruan golit në minutën e 31-të, pasi Giroud provoi me një goditje me kokë që përfundoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 40-të, Franca pati mundësinë e artë me Pavard që u vendos përballë portierit Courtois, por gardiani belg devijoi topin me këmbë në goditje nga këndi. Deri në fund të pjesës së parë rezultati mbeti i pandryshuar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?