Franca fluturon në finalen e Moskës, Umtiti shuan ëndrrën e Belgjikës (VIDEO)

Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës në “Rusi 2018”. Skuadra e Didier Deschamps ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Belgjikës në gjysmëfinalen e luajtur në “Shën Petersburg”, duke zhvilluar një ndeshje perfekte në mbrojtje dhe shumë cinike në sulm. Sfida nisi me një ritëm të frikshëm, teksa Mbappe dhe Hazard dhurojnë spektakël në disa aksione shumë të bukura që në minutat e para. Në minutën e 12-të, Pogba shpërtheu në mesfushë dhe më pas dhuroi një pasim të bukur për Mbappe, por nuk mundi që të kontrollohej nga talenti francez. Belgjika u kundërpërgjigj 3 minuta më pas me Eden Hazard që provoi me një goditje të fortë brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Lloris.

Në minutën e 18-të, Matuidi lëshoi një “bombë” nga distanca, por portieri Courtois priti mjaft mirë, ndërkohë që disa sekonda më pas Varane në krahun tjetër shpëtoi portierin Lloris pas një goditje të Hazard. Sfida ishte më një ritëm të shfrenuar, teksa portieri i Francës bëri një pritje spektakolare ndaj De Bruyne në minutën e 20-të. Më pas do të ishin “Gjelat” që ju afruan golit në minutën e 31-të, pasi Giroud provoi me një goditje me kokë që përfundoi ngjitur me shtyllën.  Në minutën e 40-të, Franca pati mundësinë e artë me Pavard që u vendos përballë portierit Courtois, por gardiani belg devijoi topin me këmbë në goditje nga këndi. Deri në fund të pjesës së parë rezultati mbeti i pandryshuar.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Belgjikën, që rrezikoi menjëherë me Lukakun, por goditja e “gjigantit” përfundoi jashtë kuadratit. Në krahun tjetër Franca nuk fal që në shansin e parë që ka krijuar, duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 50-të. Umtiti shënoi me kokë pas një goditje nga këndi, teksa pasimi i Griezmann ishte fantastik për mbrojtësin e Barcelonës që e shoqëroi në rrjetë. Ndodhi për herë të parë që 3 mbrojtës shënojnë në Kupën e Botës për Francën (Pavard, Varane dhe Umtiti) pasi për herë të parë një gjë të tillë e kanë bërë Lizarzu, Blanc dhe Thuram në vitin 1998. “Gjelat” morën zemër nga goli dhe 7 minuta më pas dhuruan spektakël, duke ju afruar dhe golit të dytë me Giroud që u ndal nga portieri belg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 64-t, Belgjika ju afrua shumë pranë golit të barazimit me Fellainin, që goditi shumë fortë brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Në minutat në vijim loja është më e qetë, ndërkohë që vetëm në minutën e 80-të, Witsel provoi me një goditje potente në hyrje të zonës, e cila u ndal mjaft mirë nga Lloris. Belgët do të provonin deri në fund, por rezultati nuk do të ndryshonte, duke i siguruar Francës një vend në finalen e 15 korrikut në “Luzhniki Stadium”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?