Franca konfirmon Deschamps pas triumfit në Kupën e Botës

Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të Euro 2020, ashtu siç parashikohet edhe në kontratën e tij.

Diçka të tillë e konfirmoi për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet, i cili përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Deschamps nga Franca.

Presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me gjelat, nuk ka asnjë shans që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e kombëtares  pasi te ish tekniku i Realit nuk ekziston një dëshirë e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?