“France Football” kërkon falje që nuk i dha “Topin e Artë” Iniestës në vitin 2010

Bota e futbollit i detyrohet shumë Andres Iniestës. Një ndër “borxhlinjtë” më të mëdhenj është edhe revista franceze “France Football”, e cila në numrin e saj të fundit i ka kërkuar falje Andrés Iniestës për mosdhënien e një “Topi të Artë” në të gjitha këto vite.

Në një editorial të titulluar “Forgive Andreë”, nënshkruar nga redaktori i saj, Pascal Ferré, revista prestigjioze sportive franceze i kërkon falje. Mesfushori i Barcelonës këtë javë do të komunikojë vendimin e tij për të shkuar ndoshta në Kinë, në fund të sezonit, në këtë kërkim faljeje fokusohen tek inteligjenca e tij.

“Me të, Barça ka shkatërruar të gjitha fatkeqësitë e mundshme. Iniesta ka provuar se truri është definitivisht muskuli thelbësor i kampionëve në futboll”, – shkruan redaktori përkatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të mbahet mend se Iniesta ishte afër fitimit të “Topit të Artë” pas Kupës së Botës së Afrikës së Jugut, por përfundoi i dyti në votim, pas Mesit dhe një vend përpara Ksavi Hernandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?