FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“France Football” zbulon renditjen e 5 futbollistëve më të paguar në botë

Këtë javë revista e njohur franceze “France Football” ka publikuar dhe një speciale të futbollistëve që paguhen më mirë në botë. Numri special prej 14 faqesh ka dal sot në tregë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga France Football, pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” është lojtari më i paguar në futbollin botëror. Ai fiton 126 milionë euro, duke përfshirë pagën bruto, shpërblimet dhe fitimet nga reklamat. Ndryshe nga rivali i tij CR7-ta, i cili do të fitojë 94 milionë euro gjatë këtij sezoni (2017-2018).

Nejmar, i cili është i treti në listën e lojtarëve më të paguar. Braziliani fiton 81.5 milionë euro, pas nënshkrimit të kontratës fitimprurëse me PSG-në verën e kaluar. 26-vjeçari renditt para Bejl, i cili fiton 44 milionë euro në sezon, ndërkohë që lista e 5 më të paguarve mbyllet nga Zherard Pike, i cili fiton 29 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Top 5 lojtarët më të paguar në botë

1. Lionel Mesi: 126 milionë €
2. Kristiano Ronaldo:  94 milionë €
3. Neymar: 81,5 milionë €
4. Garet Bejl: 44 milionë €
5. Zherard Pike: 29 milionë € 
Pagat bruto, shpërblimet dhe të ardhurat nga reklamat e grumbulluara gjatë sezonit 2017-2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?