FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frikë nga Coronavirusi, shtyhen 42 ndeshje në Itali

Gripi vdekjeprurës i Coronavirusit ka mbërritur edhe në Itali duke sjellë humbjen e dy jetë njerëzit. Paniku që ka përfshirë shtetin fqinj ka prekur edhe futbollin dhe sportet e tjera.

Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë. Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme mes tyre edhe një takim i Serie C.

Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Coronavirus. Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?