FSHF falënderon në mënyrë të veçantë dy mjekët Pipero dhe Harxhi

Federata Shqiptare e Futbollit ka falënderuar mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19.

“Për të gjithë ‘lojtarët tanë’, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme një takim me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke i shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë Kombëtarja jonë”, shkruan institucioni i futbollit në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?