FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF i kthen përgjigje negative Gjicit, ja ku do ta luajë Kukësi sfidën e Kupës

Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Në fushën e lojës do të zbresë edhe Kukësi që do të presë Apoloninë, pasi janë mundur 2-1 në ndeshjen e parë në Fier. Presidenti Safet Gjici shpresonte që dueli të luhej në stadiumin “Zeqir Ymeri”, por përgjigja e FSHF ka qenë negative.

“Ndeshja e kthimit me Apoloninë, e vlefshme për 1/8 finale të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, ora 13:30 te kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë Helmës.

Me gjithë dëshirën e madhe të presidentit Safet Gjici për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kërkesa e klubit tonë nuk u pranua nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi, sipas saj, stadiumi i Kukësit nuk i plotëson kushtet dhe aktualisht po punohet për studimin e fizibilitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas marrjes së kësaj përgjigjeje, drejtuesit e klubit vendosën që kjo ndeshje të luhet në kompleksin sportiv “Internacional”, aty ku hyrja do të jetë pa pagesë për tifozët”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. /R.Lika-Koha Jone/    

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?