FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FSHF ndryshon gjyqtarin e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi pas ankesës së korçarëve

FSHF ndryshon në mënyrë të papritur arbitrat e ndeshjes hapëse të javës së 25-të të Superiores, Skënderbeu-Kukësi, e cila do të luhet sot, prej orës 17:00 në Korçë.

Fillimisht u njoftua si kryesor Olsi Sokoli, me ndihmësa të tij Rejdi Avdo dhe Denis Rexha, por më vonë gjithçka ka ndryshuar. Klubi juglindor ka kontestuar Sokolin, duke iu referuar ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kukësit (1-2), në këtë kampionat, ku kryesori nga kryeqyteti u akuzua për njëanshmëri në favor të verilindorëve.

Pra, kuqebardhët i druheshin një tjetër “familjarizimi” të Sokolit me skuadrën e presidentit Safet Gjici. FSHF e ka marrë parasysh ankesën e Skënderbeut dhe ka dërguar në Korçë një tjetër arbitër, që e ka shkruar emrin mjaft për keq në historinë e përballjeve mes juglindorëve dhe Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala është për Enea Jorgjin, me stemën e FIFA-s, por që e njollosi stemën e ndërkombëtarit në duelin e majit 2017 mes këtyre dy skuadrave, kur luhej dhe vendosej fati i titullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?