FSHF në ndihmë të klubeve për formimin e përgatitësve atletikë
Sot, në ambientet e “Air Albania Stadium”, FSHF ka organizuar një takim mbi zhvillimin e profilit të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar. Të pranishëm në këtë tryezë të rëndësishme për futbollin shqiptar ishin trajneri i përfaqësueses A, Edoardo Reja së bashku me stafin e tij teknik, përgjegjësi i përgatitësve atletikë në FSHF, Luigi Febbrari, shefat e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, si edhe përgatitësit atletik të klubeve përkatëse.
Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.
Kursi i radhës për licencën e përgatitësit atletik do të zhvillohet në muajin tetor 2020 (5-26 tetor), ku, krahas lektorit Iris Selimi, do të marrë pjesë Luigi Febbrari së bashku me specialistët nga shkolla e trajnerëve të Italisë, “Coverciano”.
KOHA JONË SONDAZH

