FSHF reagon për ngjarjen në Vlorë: Zero tolerancë për dhunën ndaj gjyqtarëve!

Flamurtari barazoi dje ndaj Vllaznisë 1-1, por në përfundim të ndeshjes ka pasur dhunë fizike ndaj arbitrave. FSHF ka dalë sot me një reagim zyrtar, ku shkruan se nuk do të ketë tolerim.

Deklarat e Plotë

Dhuna e ushtruar të shtunën në mbrëmje mbi arbitrin dhe zyrtarin e ndeshjes në përfundim të takimit Flamurtari-Vllaznia, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka tronditur mbarë opinionin sportiv si një akt shumë i shëmtuar dhe i dënueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky agresion fizik karshi asistentit të parë të arbitrit, dhe më pas edhe ndaj vëzhguesit të ndeshjes, ka ndodhur në prani të forcave të policisë në stadium, por duke mos e parandalur atë. Ky rast është denoncuar zyrtarisht edhe pranë autoriteteve ligjzbatuese në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

FSHF i bën apel Policisë së Shtetit, për të zbardhur të plotë një incident të tillë, ku pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit të dhunuar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore të veprojë menjëherë në bazë dhe zbatim të ligjit, për të cuar përpara drejtësisë agresorët që zbritën dhe goditën arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.

Po kështu, organizatori i ndeshjes, klubi i futbollit Flamurtari mban përgjegjësi direkte për mosmarrjen e masave për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, dhe aq më shumë për ti mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre.

FSHF dënon me shumë forcë dhunën verbale tashmë të shndërruar në dhunë fizike.

Goditja karshi zyrtarëve të ndeshjes mbetet një akt tërësisht antisportiv dhe si i tillë do të ketë zero tolerancë nga ana e Drejtësisë Sportive.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të çojnë deri në fund zbardhjen e këtij agresioni të shëmtuar dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?