FSHF shtyn datën e rifillimit të Superligës Shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyrë me një javë nisjen e fazës së tretë të kampionatit pas pushimeve dimërore. Shqipëria bëhet kështu jo vetëm vendi që e nis më vonë kampionatin në Europën Jugore, por edhe e rinis në dimër tepër vonë.
Superliga do të nisë në datën 27 Janar dhe jo në 20 Janar, ka lajmëruar FSHF e cila në deklaratën e saj specifikon se kur do të rinisë kampionati.
“Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar siç ishte parashikuar më parë.
Sektori i Garave pranë FSHF, ka bërë këtë propozim i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore”– shkruhet mes të tjerash në deklaratën e FSHF.
KOHA JONË SONDAZH

