“Furia” Juventus vijoi dhe në dhomat e zhveshjeve, sherr mes lojtarëve

Juventus i “furishëm” ishte gati që të nxirrte gjithë zemërimin ndaj lojtarëve të Real Madridit, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, të mërkurën. Kampionët e Seria A ia dolën të barazojnë avantazhin 3-0 të “Los Blancos” në Torino. Çerekfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve u duk se do të shkonte në kohën shtesë, sepse rezultati 3-0 në favor të bardhezinjve deri në minutën e 96-të nuk zbulonte dot të kualifikuarin më tej. Pikërisht kur kishin mbetur pak sekonda lojë, ndodhi fatkeqësia, që goditi Juventusin.

Medhi Benatia u gjykua të kishte ndërhyrë gabimisht ndaj Lucas Vazkuez në zonën e portës mike, ndaj kryesori anglez akordoi penallti, të cilën e ktheu në gol kualifikimi Kristiano Ronaldo. Arbitri Majkëll Oliver u rrethua menjëherë nga lojtarët e Juventusit, ndërsa Xhanluixhi Bufon u dërgua jashtë fushe me karton të kuq.

Ronaldo nuk bëri asnjë gabim nga pika e bardhë dhe “Los Blancos” fituan në total 4-3, duke avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ky rezultat ka sjellë shumë zemërim nga ana e Juventusit. Bufon reagoi në fushën e lojës ndaj gjyqtarit Michael Oliver, ndërsa Xhorxhio Kielini dhe presidenti i Juventusit, Andrea Anjelli, kanë lënë të kuptohet, ose kanë akuzuar në mënyrë të palëkundur, zyrtarët e ndeshjes, për një lloj paragjykimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, siç u tha, fjalët e tyre në media ishin thjesht një vazhdim i frustrimeve, të cilat ngritën kokë edhe në tunel, pas ndeshjes. Konfrontimet e panë Kielini duke pretenduar se lojtarët e Real Madridit kishin blerë arbitër dhe anëtarët e tjerë të ekipit bardhezi përballeshin me zyrtarët e ndeshjes dhe anëtarët e ekipit spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lojtarët e Juventusit ishin të zemëruar dhe u përpoqën t’i bënin lojtarët Real Madridit për ta paguar”, tha një burim për “Goal”. Serxhio Ramos, i cili ishte pezulluar për ndeshjen e së mërkurës, ishte në tunel pas përplasjes dhe luajti rolin e paqeruajtësit, duke ndihmuar që konfrontimi të mos kthehej në diçka më shumë se zemërim. Por, puna e tij për të ndalur një grindje mes dy ekipeve është njëra anë e medaljes, ndërsa prania e Ramosit në tunel mund të shkaktojë një çështje tjetër për Real Madridin. Pasi ishte pezulluar nga ndeshja e së mërkurës, mbrojtësi u pa duke shikuar fundin e lojës nga stoli madrilen, madje përfundoi edhe në tunel.

Radio spanjolle “COPE”raportojnë se Oliver e ka vënë në dukje praninë e Ramosit në tunel në raportin e tij pas ndeshjes, çka do të thotë se 32-vjeçari mund të përballet me një tjetër pezullim nga UEFA, nëse do të gjendet se ishte në kundërshtim me rregullat në lidhje me lojtarët e pezulluar, që janë në fushë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?