Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Zëri

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare ish futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. Përveç fushës së trajningut, Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara, ka deklaruar Presidenti FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?